>
LETERSISHQIP

Po Të Isha Sot I Ri

Po të isha sot i ri, rreth e qark:CORONAVIRUS
Nuk do bëja dashuri, unë një tip që s’rri dot”sus”
Mike, do dashurohemi nesër, se për sot ka rrrezik
Se armiku është i egër dhe kudo ka sjell panik.

I padukshëm është si ajëri dhe papritur të merr jetën
Është një kohë vërtet alarmi (edhe jetës t’ia dimë vlerën)
Sado sot është DITA e VERËS, këtë herë nuk e festojmë
MIke, moj, mos dil prej derës! Nesër prapë do dashurojmë.