>
LETERSISHQIP

Bijë E Koshiencës

Nata,
âsht’ proza mâ e gjatë,
mâ e thellë,
kurrë e shkrueme
prej robnisë,
që s’janë
dashunue kurrë me heshtjen…

Nata âsht’ femna,
që âsht’ bâ gati
me shkue n’shtrat,
me t’zgjedhunin
e pazgjedhshëm-poezi…

Nata âsht’ fryma,
që shumëfishohet
shpeshtimit t’rrahjeve t’tokës
n’shpirtin e pa zhibluem
t’interesave t’planeteve…

Mos iu tutni natës!
Ajo kërkon
veç paqtimin e qënies