>
LETERSISHQIP

Je Diell

Nuk mund të dua askënd sa ty!
Je diell, që më ngroh cdo skaj.
Je dallgë e përveluar në oqean,
Që rreh bregun, skaj më skaj...

Je diell që rrezaton, shkrep e dete,
Që shtrin rrezet anë e kënd.
Tek unë vjen si puhize ere,
Avujt kondenson, në pika vese.

Vjen si vapor, dremit mes dallgësh,
T'sjellësh t'bardhën shkumë, dhuratë.
E une si lule, sythesh gjelbëruar,
Të ankoroj, në shpirt, si një përrallë.

Të mbështjell me afshin, që digjet,
Në vite grumbulluar në humbnerë.
Je një shpirt që jetës dritë i sjell,
Vallëzoj mjelmësh, me ty diell..

Zgjas duart të ngrohem tek ty,
Si zjarr bubulak, që flakëron...
Hiri i ftohur, të lidh aty, në oxhak,
Mburoj e një ditari, shkruar më parë.

Tek unë, firmë nuk ke lëshuar,
Për betim të përjetshëm dashurie.
Burokraci, fjalësh shkëputura reshë,
Shtrydhur, lindja e ndjenjës n'vigjilje..

E përsëri unë, buzëqesh me ty,
Në livadhin, ku me dëshirë krijove.
Je lis me rrënjë shekullore, të rënda,
Unë, dega që tundem, tek ty brënda!

Kurrë nuk e desha diellin sa sot!
Luan me mua, si një fëmijë lozonjar.
Dhe në mesin e ditëve me shi,
Më sjell alegrinë, me rrezet e tij!

Je diell, që më ke gllabëruar,
Më ke rrëmbyer në krahët e tu.
Nuk më ka mbetë alternative tjeter...
Të gdhend n' shpirt, t'frymoj për Ty!