>
LETERSISHQIP

Gjerdani Im

I drejtohem yllit, natës me hënë,
Kërkoj fjalët Tua, t'mi pëshpërisin.
Të shkrijnë ortekun, lidhur në fyt,
Të marr oksigjenin, dimrit t'krisur.

Në sirtarë t'kristaltë, të shpirtit,
Fjalët tua me fanatizëm i ruaj.
Janë relike zemre, të cmuara,
Sjellin alegrinë, n'shpirtin e trazuar.

Vallëzim n' ajër, shkronjash t'arta,
Që...era i sjell me puhizën e saj.
M'përkëdhelin vetmin me afsh,
Perlat fjalë i thura, gjerdan për qafë.

Eh! Si xixëllonjë, natën vezullojnë,
Sytë aty njomen, në fjalët magjike.
Lexoj c'do perlë, shpirti puplash vibron,
Ndjenjë platonike, t'fuqisë kozmike!