>
LETERSISHQIP

Për Një Fjalë

Ti hesht!...si uji i një mocali.
Një fjalë t' ëmbël, nuk ma thua!
Pemët rrugës më vështrojnë,
Lotojnë ato, bashkë me mua.

Për një fjalë, m'ktheve shpinën,
I strukur në kafazin e heshtjes.
Vetmia ime, rrugëve t'zhurmshme,
Statuj dhimbje, fikur flakësh...

Heshtje varri, sundon shpirtin,
Fluturat, nuk i sjell më era,
Zhytur thellësive të trishta...
N'Duna shirash, mbytur ndjenja.

Ti hesht! E unë në heshtje vuaj!
Mesazhet, humbën fluturimin...
Për një fjalë, krahët ditës, u thyen,
Ankorim shtërngatash, dëshpërimi.