>
LETERSISHQIP

Fuqi E Kushtëzueme…

… sapo mbërrina n’zemrën e gurit!

Zot sa dhimbje preka,
me sa lotë u njoma,
me sa tradhëti u ndesha…

… sa heshtje kish’ ngjeshur koha!

E sipërfaqja qeshte,
sikur t’ishte gonxhe
e çilun eliksirit t’puthjeve…

… klithmat e shpirtit, rritnin madhësinë!

Kripnat e mekjeve,
shtonin masën…
forconin vertikalen e unit…

…kapilarët ngushtoheshin, edhe fryma!

Fuqia rritej,
jashtë dimensionit t’vetes…
për t’zân’ t’pamundshem!

Sublimët, s’ushqehen me ankesa!