>
LETERSISHQIP

Loja E Natës

Kapërdihem, n'heshtjen e kësaj nate,
Këtu në cepin e ftohtë, të krevatit.
Nëpërmjet perdes së tylit, bezhë,
Yjet, me përshëndesin, duan t'flasin.

Më thonë dicka, me mimiken e tyre,
Me dorë e këmbë, figura n'ajër bëjnë.
Herë m' ngjajnë si zemër, herë si lule,
Herë diamantë të virgjër, të pa prerë.

Mos ju tremb natës, theû heshtjen ylli,
Je mes ëngjëjsh, tek koka të rrinë...
Të fërkojmë ne flokët, me përkedheli,
Me ninulla gjumi deri në t'gdhirë...

Humba, u treta kapilarëve t 'gjumit,
Heshtjen e vetmisë, e zuri ëndërra.
U shpërndan yjet, hapësirës qiellit,
Shiu shkrinte akujt, kangjellave t'natës.