>
LETERSISHQIP
Premton Kryeziu

Adem Jashari, Trim Me Trima

Filluan retë,
Hënës para me i dalë,
Filluan çetnikët serb,
Kosovës gëzimin me ia ndalë!

Seç një plumb serbi na e dhuron,
Shtëpiat e kasollat na i qëllon,
Por zemra e shqiptarit një gurë i vërtetë,
Nuk i duron të padrejtët, i urren përjetë!

Po, si vritet plaku, gruaja e fëmija?!
Si, vritet njeriu para familjes?!
Dogjët shtëpinë e Ademit e të tjerëve,
Jeni të poshtëruar para të të gjithëve.

Seç një plumb serbi udhëton,
Në trojet shqiptare, shqiptarët lufton,
Eh, more të zinj, o të zinj,
Në truall të huaj s'jeni gjë tjetër veç kërmij.

Çohet Ademi në këmbë shokët me i pritë,
E thotë: more shokë ndaj të padrejtit nuk ka frikë.
Çohemi e të marrim pushkën e re,
E armikun, çetnikun t'a fusim përdhe.

Seç një plumb erdhi,
Nga një shpirtë i ferrosur,
Kapi trimin tanë të dashur,
Duke i shtuar ditë të zeza Kosovës,
E duke e sakatosur!

Po kush mendonte më për pavarësinë,
Erdhi NATO-ja hoqi mërzinë.
Ja dhe një brengë e madhe u shua,
Një gëzim i stërmadh me Kosovën që u Çlirua!

Falënderim nga thellësia e zemrës,
Gjithë dashamirësve dhe luftëtarëve shqiptarë,
Do u kujtojmë e nderojmë përjetë,
5, 6 dhe 7 marsi hënës me i dalë retë!