>
LETERSISHQIP
Raimonda Moisiu

Lulëkuqja E Egër

Mu tret fantazia në floririn e
hënës
Xixëllonjat e qiellit i ndjej mbi kokë,
Tuf’ e tyre më qëndis gërshetat
vajzërore,
Me gishtat e padukshëm në ngjyrë
petalesh
Pikas padurimin e duarve
tënde.
Padurim e ndrojtje…
Pas resë është strukur dhe
ndrruan të dalë hëna
si psherëtimat e shpirtrave
tanë.
Duart e tua të ashpra, të forta dhe
të trëmbura zgjojnë përgjumjen
e tropikut flakëronjës të lulëkuqes së egër.
Ato marrin zemër dhe enden
në këmishën e natës të lulëkuqes së
egër.
Kjo lulëkuqe e egër jam unë!

Kjo lulëkuqe këto caste po i lutet zotit me sytë
mbyllur,
ta grishë për një mëkat. Mes trupit e frymës,
dhe ti, i dashuri im, të zhytesh
si bariu nëpër gjymtyrët e
dehura
të lëndinës me vesë….
Thith nektarin e lulebohceve, dhe
në virgjërinë e kopështit të praruar
shijo ëmbëlsinë e margaritarit të
tyre.
Është hera e parë që i lutem zotit;
Për një mëkat.
Le të vdes pastaj!
Po pres mëkatin ledhatonjës të duarve të
tua,
Nëpër prushërim,
Prushërimin e lulëkuqes së
egër,
Që jam unë.