>
LETERSISHQIP
Raimonda Moisiu

Thith Hirin E Djegur, Të Dashurive Të Mia

Qëndroj para pasqyrës këtë mëngjes të hirtë,
Që nga dritarja vështroj qiellin- është i trishtuar,
Nga pasqyra vështroj fytyrën time me rrudha…..
Vetëm dicka zbardh, ka një zbardhësirë kocke,
dhe… është bardhana e thinjave të mia….
.-.
Thith cigaren, sikur thith hirin e djegur,
të dashurive të mia që ikën,
ja si ky tymi që shkon i pashpirt lart…..!
.-.
Sa kam dashuruar unë kësaj jete,
Sa dashuri kam falur ngado
I falte shpirt im i dhimbsur, i ëmbëlsuar nga
lulet dhe përkëdhelitë e fëmijërisë sime….
.-.
Rrah këmbët fort, mundohem t’ia ngjis tokës
gjurmët e dëshpërimit, e të vrapoj drejt hapësirës
e lirë, - duke cicërirë e shpenguar si zogjtë
të arrij lartësitë e qiellit, aty ku hëna i fal argjënd
oqeanit, e zbardhëllen fytyrën time me rrudha,
Zbardhëllen pasqyrën e kujtimeve që më ndjek
si flaka e qiririt, dhe i bën dritë rrugës;
mes qiellit e tokës……
.-.
I bën dritë kopështit pa gardhe të kujtimeve, dhe
bilbilave të shushatur nga errësira….
Në heshtjen e natës cicërimat e tyre më
ngjajnë si tinguj funebre në homazh të kujtimeve,
ndërsa sytë e zemrës lodrojnë në varkën e wndwrrave.
.-.
Mundohem të fluturoj sa më lart, të rilind ndërr’ ëndrra
Të vallëzoj në delikatesën e qelqit të reve,
të marr frymë, ajër, të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu……..