>
LETERSISHQIP
Raimonda Moisiu

Përmbi Rrudhat E Dhimbjes

Sa shpejt kaluan vitet, krejt si akulli u shkrinë,
Si një flutur e lodhur, më endesh ndër kujtime.
Dhimbja që lë pas, s’gjenë forcë për t’u venitur,
Iku ky vit…Vjen tjetri i dërrmuar e i rraskapitur…

Thërras në kupë të qiellit, rrah këmbët fort me tokën,
Ndrydhur shekulli ndër dhimbje, çan fort parzmin e gjoksit,
Dhe hapen valë – valë epshi, zemërimi, kotësia
Udhë me gjëmba, pengjet, madje edhe lakmia….

Një fillim i ri na duhet, me ëndërra të reja,
Të bukura, të papritura, si në të kaltërt vjen rrufeja.
Fshehur rrijnë iluzionet në shpirtin tim të vrarë,
Dhe rrjedhin lotët e shiut litarë – litarë – litarë.

Përmbi rrudhat e dhimbjes në fytyrën e vrerosur,
Tëmthat rrahin, veshët shugullojnë e s’kanë të sosur.
Mes të drejtës dhe kuptimit, çfar t’i zgjedh kësaj jete?
Koka më duhet lart, për TY edhe për vete.

E vërteta ngashëren vargjeve si ndrin dritë e Zotit,
Që ndrin lugun e jetës dhe përjetësinë, si qëmotit!
Jo në parajsë, në tokë, do të bashkohemi përsëri…
Nën palmën e serenatave për një roman të ri.