>
LETERSISHQIP
Raimonda Moisiu

Ndonjëherë

Ndonjëherë…
Qënia ime më duket si një
kufomë,
që mezi po pret castin,
e nisjes drejt një botë të
padukëshme.
Mundohem të flak tutje
trishtimin,
e mungesës së vështrimit
adhuronjës.

Si një kujtim i ndezur në buzët e
mija,
përpiqem t'i thurr serenata,
buzëqeshjes dhe vështrimit,
në kaltrinën e syve të mij,
të syve të një të panjohuri.

Më grish - përpirëse si
instinktet,
dëshira për të udhëtuar,
mes shpirtit të trishtuar e
nostalgjisë,
në ankthet e zemrës sime.

Ndonjëherë…
Ritmi i takave të mija,
plasarit mendimin e frikshëm
dhe
nuk gjej rezonancë drite
t'i shkëputem rrënimit.

Përhumb mes dridhjeve të nxehta të mëkatit
dhe
në mjergullën e syve të
rebeluar,
pres me padurim një dashuri të
re….
Më mbërthen si një kështjellë
erërash
kjo dëshirë rebele:
Të jetoj qoftë edhe një cast të
vetëm,
atje ku
era të më shpupuritë flokët,
buzët të këputin petale trëndafilash, nga
ato
që qëndrojnë kryelartë në kopështin
tim.

Ndonjëherë…
Dua ta përqafoj fort të
dashurin,
si ulkonja që përfshin këlyshin e
saj,
si manare të thithë nektarin e gjirit
tim.
T'ia përkëdhel flokët ndërsa
buzët e tij të nxehtë të
mërmërisin
papushim, emrin tim.

Ndonjëherë …
Dua dikush të më pëshpëritë,
marrëzirat e botës së sotme, që
quhen;
brishtësi, ëmbëlsi, ngrohtësi.
Dua vetëm të bëj dashuri!
Të flak mendimin se ka Vdekje!

Këtej - humnerat e vdekjes
Andej - parajsa e dashurisë
E unë, kë të zgjedh?
Dua vetëm të bëj dashuri!