>
LETERSISHQIP
Raimonda Moisiu

Ta Puth Te Buza Që I Qesh

Kërkoj një dritë, kërkoj një strehë,
Kërkoj një ëndërr të më njohë.
Në jam e dehur, të më zhdehë,
në jam e ftohur, të me ngrohë…

Kërkoj një shpirt si shpirti im,
Të më gazmojë, me fol e qesh,
Ta kthejë hidhërimin në gëzim,
Ta puth te buza që i qesh…

E dua shpirtin të me joshë
Me shpirt të ri, me vrull të ri.
Sa më pelqen kur qesh e qesh…
Dhe të ëndërroj dashurinë……