>
LETERSISHQIP
Rita Petro (Filipi)

Kënga E Muajit Maj

Në natën e ngrohtë
Në qiellin e lartë
Hëna seç mburret
Me barkun e bardhë.

Poshtë në lëndinë
Mbi barin e njomë
Vashë e dashuruar
Barkun zbulon.

Ca njolla të vogla
Mbi barkun e bardhë...
Ç’u zhvirgjërua bota
Në muajin maj!

Një poezi e hershme e imja, shkruar ne 1987, botuar ne 1993 te libri Vargje te perfolura.