>
LETERSISHQIP
Rita Petro (Filipi)

Mëkati I Shegës

TI tinëzar i vogël
Që më dhurove një shegë gojëhapur Nga kopshti i shtëpisë së babait,
A i sheh pasojat e tua?
Kafshuar prej shegës tënde
Lënggjaku rrjedh çurg
Mbi buzët e mia...

Ti hajdut i vogël
Që vodhe shegën
Nga oborri i shtëpisë së babait
Atë shegë që s’duhej ta prekje me dorë, A i sheh pasojat e tua?
Kafshimi i qenit të babait,
Gjak t’i bëri buzët.

DY fytyrëplagë
Dy buzëqepur
Nga mëkati i shegës...