Rita Petro (Filipi)
Zonë E Ndaluar E Dashurisë
Fragment nga “Poema e fundit për dashurinë”; libri “Vrima”
Dhe…?
Çfarë bëre pastaj? E kapërceve gardhin?
Ç’pyetje koti! Edhe tela me korrent po të ishin, do ta kapërceja…
…
Tashmë jam në ZONËN E NDALUAR TË DASHURISË
Krah për krah shkojmë me të dashurin
Duke shkelur lehtas mbi barin e butë
Kujdesemi mos shtypim asnjë milingonë apo kërmill me guaskën në shpinë…
Ai këput lule e m’i rrethon rreth qafës
Unë këpus gjethe e ia rrethoj rreth kokës
Ai pi ujë dhe ma derdh brenda gojës
Unë kafshoj një mollë dhe kafshatën ia fut në gojë
Ai më përqafon e më drithëron aty te burimi
Futet brenda meje aq bukur e bëhemi një…
Lëvizim në sinkroni trupat në barin e butë në kërkim të orgazmës…
– Sperma është lëngu kimikisht më i pastër, – thotë ai.
– Më i pastër se burimi? – e pyes unë.
– Po, dhe më e ngrohtë se del prej trupi.
– Sa shumë spermë që lëshon shatërvani yt dhe ajo nuk ka të mbaruar…
Cili vallë është sekreti i burimit tënd që nuk shter?
Kryqëzohemi në lëndinë mbi njëri-tjetrin…rrimë ashtu gjatë…
Njëri me sytë nga qielli e tjetri me sytë nga bari
Dhe pastaj ndërrojmë pozicionet…
Një re e bardhë rrëshket në qiellin e kaltër…
Një nusepashkë kërcen mbi fijet e larta të barit…
Kur vjen nata hëna na derdh mbi trupat lakuriq dritën e argjendtë
Dhe përsëri dashurohemi deri në orgazmë
Bulkthi shoqëron psherëtimat tona në ekstazë
Flemë mbi krahët e njëri-tjetrit dhe shohim të njëjtën ëndërr
Lundrojmë në të njëjtin drejtim lumi mbi të njëjtën barkë
Vetëm se ti me lopatën e djathtë, unë me të majtën
Lundrojmë të arrijmë te Burimi i Përjetësisë dhe
Ah, ç’lumturi…
Jemi pikërisht ATY…

Komente 0