>
LETERSISHQIP
Roni Kacorri

Nostalgji

Mbremje e qete, buzes se detit.
Tek tuk nje dallge, ma prish qetesine.
Me josh aq shume aroma e jodit.
E me solli nostalgjine.

Sa shume kujtime kam ketij bregu.
Dikur kur isha dhe me i ri.
Endesha neteve gjate gjithe rivieres
Nga Saranda gjer ne Dhermi.

Sa nete pa gjume mes shoqerise.
Humori te qeshurat qe s'pushonin fare.
Kembet ne uje, ne dore nje birre.
Ne buze na digjej nje cigare.

Perhumbur krejt neper kujtime.
E qe me cojne larg diku.
Krah per krah me heshtjen time.
Eci bregut, kuturu.