>
LETERSISHQIP

Heshtni

Kur keqazi kam rënë në greminë,
Më lini ju lutem mos më bëni zë kurrë,
Është njësoj si të shkelni mbi minë,
Mos më flisni nëse fjalët i keni gur.

Kur nuk ndjehem mirë, kur jam e vrarë,
Më lini ju them mos më bëni zë kotë,
Nëse s'më keni njohur, e dot nuk bëheni pishtar,
Më lini pra, mos më thelloni gropë!!!.

Kur nuk e dini sa më rëndojnë mbi kokë,
Mos më bëni zë, mundësisht ikni largë,
Kur të m'i shihni sytë plotë me lotë,
Njësoj, njësoj, heshtoni prapë!

Edhe kur frymëmarrja të më rrallohet,
Përsëri mos më bëni zë asnjëherë,
Edhe kur trupi mos të më zgjohet,
Heshtni, heshtni nuk ka më vlerë.

DËRGOI: