>
LETERSISHQIP

Më Ka Munguar

Më ka munguar kaq shumë vargu i natës vonë,
Herë e shkruaja me lotë herë me buzëqeshje,
Me ka munguar netët kur shkruaja nën hënë,
Netëve kur kuroja shpirtin qetazi, në heshtje.

Me ka munguar kaq shumë, vargu im i brishtë,
Më ka munguar pena, letra dhe boja e zezë,
Ja kam ndjerë mungesën dhe flladit të trishtë,
Dhe atij të ëmblit ja kam ndjerë ndonjëherë.

Më kanë munguar gjithçka, që bëja kohë më parë,
Më shumë se gjithëçka më munguar  "poetja",
Ajo poete e dëshpëruar, plotë dhimbje, e vrarë,
Që ulej netëve në tryezë e dergjej mbi letra.

Ehh çaste trishtimi të thella, çaste palidhje,
Çaste që ikin një herë më pastaj kthehen një milion,
Çaste dëshpërimi,   dorëzimi, komplet pazgjidhje,
Çaste kur Uni dhe letra shkrihen  përgjithmonë.