>
LETERSISHQIP

Në Brendësinë Time

Në brendësinë e rrezeve të mija prej ari,
Jam thjeshtë një vajzë që lufton për jetën,
Poshtë buzëqeshjes së ngrohtë më fle acari,
Jam thjeshtë një vajzë që lufton vetëm.

Poshtë pozitivitetit a poshtë dashurisë,
Jam thjeshtë një vajzë që lufton me errësirën,
Poshtë delikatesës, mirësjelljes, brishtësisë,
Thjeshtë një çelik që mundohet të ruaj të mirën.

Poshtë syve të mi, poshtë syve kristal,
Jam thjeshtë një vajzë që kam parë çnjerëzorë,
Poshtë qënies sime, jam thjeshtë një zjarr,
Djeg vazhdimisht, dhuratë-dhimbje nga mizorë.

Poshtë zërit tim, poshtë fjalëve të ëmbla,
Jam thjeshtë një vajzë që i serviret një gotë vrer',
Por poshtë kraharorit tim akoma më fle zemra,
Hej, jam thjeshtë një vajzë që lufton me veten e të tjerë.

DËRGOI: