>
LETERSISHQIP

Kur Të Mos Jem

Një ditë më s'do jem dhe ndoshta është afër,
Por kur të mos jem mos u pikëlloni shumë,
Mos u mërzisni fare me saktë ju shpirtvarfër,
Njësoj si të jem e si të mos jem më unë.

Një ditë s'do jem, dhe ajo s'është e largët,
Por kur të mos jem më mos qani për mua,
E askush mos të mi mbajë në gojë plagët,
Mos thoni "Ah të ish sërish në jetë sa dua!"

Një ditë nuk do jem por mos vajtoni, jo!
Janë të gënjeshtërt ato lotë, nuk ju a dua,
Mos i përzieni me ato që me shkaktuat, po!
Me lotët e vërtetë që peshqesh mi çuat.

Kur të mos jem mos më sillni as lule në varr,
Mos i këpusni, mos i vyshkni siç bëtë me mua,
Kur të mos jem dot as erë nuk i marrë,
Mos mi sillni, jo mos mi sillni, nuk i dua!

DËRGOI: