>
LETERSISHQIP

Nuk E Di

Nuk e di si ndodhi, pse ndodhi se di,
U ndjeva një zog i gëzuar në kafaz,
Në kafazin e zemrës sënde, tek ti,
Ku s'u mërzita kurrë veç ndjeva gaz.

Çdo zog do lirinë por unë për t'u habitur,
Nuk dal kurrë prej tendës zemër,
Por një ditë në ëndërr pa pritur,
Humbi kafazi pa adresë, pa emër.

Vazhdova kërkova në kopshte të tëra,
Krejt mrekullitë e Zotit me sy i pashë,
Por prej tyre s'mu desh asnjëra,
"Vallë ku do jesh?", me vete thashë.

U ndjeva çdo gjë, madje dhe flutur,
Aty ku nuk të gjeta e as nuk më gjete,
Por përsëri s'u ndjeva aspak e lumtur,
Se ti nuk më quajte sot kuptimjete.

DËRGOI: