>
LETERSISHQIP

Jam Femër

Nuk jam kukull, mos më quaj ashtu,
Nuk jam lodër, s'jam plastike as dru.
S'jam copë akulli, me ndjenja të ftohta,
Jam prej gjaku, prej ndjenjave t'ngrohta.

Jam femër, mos më keqtrajto të lutem!
E di jam e brishtë, më lërë në zemër të t'futem.
Mos ma hidhëro ditën as jetën kurrë,
Mos përfito nga forca vetëm se je burrë.

Mos ma shëmto të lutem jetën time!
Më lër të zbukuroj tënden, është dhuntia ime.
Mos më hidh fjalë si helmi, as si tehu që më vrasin,
Më sulmo me trëndafila, që aromën s’e humbasin.

Jam femër më shiko, jam e bukur, por e brishtë,
Je burrë, ke forcë, por mos më dhuro pamje të trishtë.
Ti thjesht më duaj, kaq do të më mjaftojë
Që unë përjetësisht botën të të dhuroj.
07. 11. 2020