>
LETERSISHQIP

E Dashur Zemër

E dashur zemër,
mbahu kur orakujt e rremë,
bihen mbi ty pa mëshirë,
kur jetët tallëse,
qeshin se ti je e pafaj,
në emblemën e pakthyeshme.
Jeto edhe kur kërkojnë të rrëzojnë portën,
trokitjen tënde madhështore,
në vitet pa plakje.
E ndjej se ke një mal që të sëmbon,
ke mijëra flutura që çdo natë,
vinë e bisedojnë.
Shiun e egër e dinak,
zbute në gjakun që vlon,
jepi forcë guximit,
dhe shpirtin përqafo.
Dhe nëse je e dobët,
e ndjej,
atë çast ti po dashuron,
ske faj,
zemrat fluturat i bashkojnë…