>
LETERSISHQIP

Sot Po Grindem Me Tokën

Unë linda nga dheu i gjërë,
rrënjët i mora nga toka e ngrohtë,
që jetën ma fali,
ditën kur mata vlerën me shpirtin,
çastin me dëshirën,
tek ecnin kaluar mes mëkatarëve,
e luteshin për prehje në çerdhen e fatit.
Unë kam lindur mes asaj këmbane,
që zgjon të dashuruarit,
tek dëgjojnë këngën e diellit,
mes valëve ledhatare.
Kam lindur aty ku Zot është njeriu,
që largon retë e trembura,
e plas gënjeshtrën fatale,
te djajtë në hije ziliqare.
Sot po grindem me tokën,
në lindje si çilimi,
pastaj ja marr vrapit,
të dergjem diku..në gjirin e tij.