>
LETERSISHQIP

Të Flasësh Për Vete

Të flasësh për vete,
do të thotë të kërkosh,
vizën e dritës,
kur sillet rrotull,
andej -këndej duke shtegtuar,
të ligjërosh pikërisht atë çastin kur shpresa,
shtrinë duart për ndihmë.
Të flasësh për vete,
do të thotë të rrëmosh te ajo rrota e fatit që u end endacak për ty,
vite me rradhë pa gjetur një shteg kalimi.
E kam ndier dritën larg meje,
natën plot yndyrë të dëmshme që shtrydhej si e verdhë afër meje,
duke gjetur një mijë arsye,
për qiellin rozë,
që diku duhet të ishte.
Ndërsa dimri shembte çdo ditë gjithçka timen,
fati nuk gjente shpëtim nga kalbësirat e rrugës.
Të flasësh për vete,
do të thotë gëzim i munguar,
vetmi që endet si breshër,
nga një fëmijë mendjelehtë,
nga zjarri i një ligësie.
Ndoshta era e malit do zbres si flakë e kuqje,
në ëndrrat që vriten nga plumba njerzish.
Sot agimi lindi ndryshe,
sepse pranë meje një zog,
rrahu krahët në dy zemra,
pranë një gjurme…