>
LETERSISHQIP

Kam Mall

Kam mall,
aty në pemën ku fara,
bëhet vesë e rringjallet,
nga shkëlqimi i beftë.
Kam mall për ty i dashur,
në orët dhe ditët pa zgjim,
në zjarrin që ndizet e përpëlitet,
nga mungesa e prushit.
Kam mall nga pritja e gjatë,
në ajrin që lajkoset me natën,
è përgjon egërsisht shpirtin tim të butë.
Sot qenka ftohtë,
aty në qelqet e fshehta që tronditen,
nga mungesa e zërit tënd.
Diçka mes lotit dhe tulatjes,
bërtet..hidhet në ajër,
mbyllet aty mbas perdes,
ku fshihen trazime,
dallgë..rrjeta të dëndura,
që nguten mes dritës dhe borës së kuqe.
Mesa duket priten udhë të reja,
orë të çuditshme,
tik take të çmendura,
që nuk i binden mendjes së kthjellët.
Nëse malli është dhimbje,
pritja është plumb,
frymë që djeg….