>
LETERSISHQIP
Safet Syla

Ca Pika Lumturie Në Pleqëri

Ca pika lumturie në shpirtin tim
Si vesë e mëngjesit kur shpërthen dielli në agim
E unë ndodhem në përqafimin e prindit
E ledhatoj sepse është pjesë e shpirtit
Ca fllade të buta si frymë e lehtë
Pa fjalë, pa zë e pa hezitim
Doren e prindit vendosur në faqet e mia
Është kjo ndjenjë që lind nga perendia
Prindi në pleqëri ka kërkesa si fëmijë
Se lumturia s'vjen ashtu me erë
Por herë-herë si pikat e shiut në verë
Pleqëria nuk është një tmerr
Mëso shpirtin të kuptojë e të ndiejë
Prindin duhet përqafuar përherë
Aj, s'ka frikë nga nata e bardhë
As nga rrugët që humbasin për mallë
Se zemra i rreh në tokë të gjallë
Një shpirt i pastër që jetën ka dashtë
Shtime, 14 Nëntor 2024