Safet Syla
Më Ke Lënë Pas Dore
Mes rreshtave e shkronjave të kërkova
Me buzëqeshjen time të dhashë jetë
Pse ti moj poezi më fike dritën
Më ktheve në heshtje e fle ndër netë
A s’të mjaftuan vargjet e mia
Apo rima s’të pëlqeu më
Fryma ime është me humbje
Të kërkonte ty në çdo mbrëmje
A të lodha me pritjen pa fund
Apo me pyetje që s’kanë përgjigje
Poezi përse më ke braktisur
Kur unë të doja si shpirtin e krisur
Mos harro unë të pres përsëri
Në një skaj ku heshtin muret
Se zemra ime kurrë s’mund të harrojë
Ti që më dhe një jetë me të do të jetojë
Me buzëqeshjen time të dhashë jetë
Pse ti moj poezi më fike dritën
Më ktheve në heshtje e fle ndër netë
A s’të mjaftuan vargjet e mia
Apo rima s’të pëlqeu më
Fryma ime është me humbje
Të kërkonte ty në çdo mbrëmje
A të lodha me pritjen pa fund
Apo me pyetje që s’kanë përgjigje
Poezi përse më ke braktisur
Kur unë të doja si shpirtin e krisur
Mos harro unë të pres përsëri
Në një skaj ku heshtin muret
Se zemra ime kurrë s’mund të harrojë
Ti që më dhe një jetë me të do të jetojë
Shtime, 15 Nëntor 2024