>
LETERSISHQIP
Safet Syla

E Kujt Është Gjalica

Në prehër të Gjalicës rrjedh lavdia,
Mes gurëve të lashtë dëgjohen këngët.
Shkëmbi i heshtur bisedon me malësorët,
Gjurmë të shekujve lënë mbi këto male.
Rrëfimet e Naimit, të paçara nga koha e errët,
Në prehërin e saj dielli i bie shpatit.
Në vendin e shenjtë, ku gjaku u derdh,
Shpirti rënkon e zemra s’ka vdekur.
E kujt është Gjalica, bashkë me poezi,
Azem Shkreli me vargje në përjetësi,
Me vellon e gjelbër mbuluar për dhe
Shpirti dhe mendja gjithnjë me ne
Shkëmbinjtë, e mbushur me mall të Epirit,
Nën hijen e Gjalicës, një kurorë mbretërore.
Lisi plak përkulet e tokën përqafon,
Zëri i një shkëmbi nga atje më ledhaton.
Buzët e tokës kanë një shije të hidhur,
Rrugët janë shtigjet që përpijnë hapat.
Kujtimet bashkohen me gjakun e tharë,
Nga ato male shpirti ngjallet,
Gjalica na mbron me kraharorin e saj.
Majat që prekin retë heshtin me krenari,
Si ushtarë të lashtë me plot trimëri,
Rrënjët e malit përqafojnë tokën e vjetër,
Aty ku kaluan breza me guxim të paepur.
Mes Dibrës dhe Kukësit shkon shikimi im,
Në çdo shkëmb ka një përjetim.
Zemra e Gjalicës në rreshta pa mbarim,
Për ty, i dashur atdheu im.
Shtime, 18 Nëntor 2024