Sahit Shala
Ti, O Njeri
Unë, Ti edhe Ai,
Ne, Ju dhe Ata, Njerëz jemi.
Sot flet shpirti i Skënderit.
E i Idriz Seferit,
I Bajos e i Çerçizit.
Shpirti i Rrapos, Hasan Prishtinës.
Ismaili, Isai, Atë Gjergj Fishta.
Cajupi, Noli e Migjeni.
Jemi ne!
Jam vetë Lasgushi nga Poradeci, Naumi, De Rada.
Jemi njerëz.
Jam vetë Mici, Osa Kuka.
Gjergj Elezi, me shpatëe dinjitet.
Jam Kadareja, Qosja, Din Mehmeti.
Jam - Njeri i pushkës, e i pendës.
I besës e i burrërisë.
Jam unë, por jo Ti!
Ndoshta nesër, por jo sot!
Jam unë politikani, deputeti.
Mendjemadhi, i pasuri, lajkatari.
Dora e shtrirë, në mes të rrugës.
Jam unë një fëmijë, nën gërmadha të bombardimeve!
Këtu bën, luftë-o njeri!
Luftë që e bëre ti, e bëtë ju-o njerëz!
Jam trupi i vdekur mbi ujë n‟atë Detin Mesdhe.
Më quajnë vetëm refugjat!
Për ju, o njerëz, jam vetëm një numër!
Sot vdiqëm shumë, na numërojnë.
Kush nuk lëshon lotë nga ju, o njerëz të Perëndisë!?
Jam shpirti i madh i Ademit.
I Hamzasë, Shabanit, Zahides, Valdetes, Igballes.
Jam vetë Xheva, Fehmiu, Ilaz Kodra, Sali Çeku.
Komandant Drini, Agim Ramadani, Ardiani, Luani!
Jam unë, flet shpirti im!
Jemi ne!
Për ne flasin epitafet mbi varre.
Athua, e morët vesh ju, - o njerëz të "mirë"!
Sa do të ishte mëkat, të pyesni: përse vdiqëm?!.
Ne u lindëm për të mos vdekur kurrë!.
Pse ju të gjallë, ju duket vetja?
Ne jemi shumë, aq shumë sa, nuk më mban zemra, t‟jua them emrat!
Uroj dhe shpresoj, ta dëgjoni fjalën e shpirtit tonë!
Ajo po të dridhe sot, e nesër?
Athua si do bëhet me ty??
Ne ishim, e ti, Ti mbete të na trashigosh?!
Njeri, edhe unë njeri i them vetes, madje mbahem për burrë!
Jam e çka nuk jam?
Qeshem me zori!
Mashtroj, urrej, bëj lajka, prapësira.
E çka nuk bëj!
Edhe mua me thonë "njeri"!
Pale, dikush, edhe sikur kënaqet me mua!
Apo duan të ma bëjnë qejfin!?
Njeri-o njerëz! Ata-unë, Ti, Ai.
Te gjithë neve Njerëz na thonë!
PA TITULL
O populli im!
Për ne ranë kambanat nga katër anë.
U tund New Yorku, Parisi e Brukseli.
U thyen për pak çaste tabutë shekujve që ikën.
Për ne flitej gjithandej.
Edhe Muri i Berlinit u shemb
Gjersa Muri Kinez e Piramidat
Po vështronin, bashkë me mrekullitë tjera.
U bë një luftë e pabarabartë dhe e përgjakshme.
Dhamë bijtë e bijat nga më të mirët
NATO-ja po hynte për të shënuar një kapitull të ri në këto troje.
E filluam me lëvdatat për guxim e trimëri.
Ndërtuam përmendore te shumta,
Se s'bëhej ndryshe.
Gjithmonë të ndarë në grushte të vogla
Të mbërthyer në kontradikta e interesa,
Për t‟i zënë frymën vetes dhe të tjerëve pranë nesh.
Kështu nuk shemben dot mallet, plot bisha përreth!
Këtë e patëm provuar edhe më parë në histori.
E historia u përsëritet, gjithnjë atyre që s‟e gjejnë e s‟e vlerësojnë paqen.
Me grushte të vogla e të ndara nuk thyhet shkëmbi.
E ne sikur s'ditëm kurrë të mbushemi mend!
Lakmia na i verbon sytë,
Që i kemi të mjegulluar edhe tash, edhe sot.
Dolëm gati mrekullia e tetë.
Grushti ynë i vogël, pranë Çekanëve qe na rrethojnë.
Shqiptarët e pangopur, apo shqiptarët, që thirren në ideale.
Përplot prapësira e fundërrina, Që përpijnë pa përtypur.
Që konkludojnë pa analizuar e argumentuar.
Që flasin e veprojnë kur t‟ua dojë qejfi!
Duke çoroditur Besën e Madhe dhe duke shkelur mbi varret e heronjve.
Nuk ditëm ta gjejmë paqen në LIRI.
Në vend të asaj, ne përmbysëm çdo gjë.
Shitëm e stërshitemi, para syve të bashkëluftëtarëve tanë, pa gjymtyrë, pa shpresë,
Pa ardhmëri e pa një kafshatë buke në sofrën e rrethuar nga fëmijët syhapur.
Tash të përvuajtur nga grabitqarët e tanë.
Nuk kemi nevojë për të huaj.
Ata i kemi të na gjykojnë, në "specialen"!
Që ia sajuam vetes, me pakë fjalë!
Se ne të atillë jemi, e themi çdo gjë pa na pyetur!
Shahemi, grindemi e akuzojmë si është më keq,
Gjithandej, në media, rrjete sociale…
Ne, deri dje, "bijtë e shqipes "u shndërruam në çakej apo çka tjetër?!
Afria, lëmosha, dhembshuria a dashuria nuk gjenden më mes nesh?!
Kështu duket sot Kosova ime, Shqipëria jonë!
Askush s'i beson kujt, nuk respekton askë, më së paku vlerat! Në vend të asaj, sajojmë te vetëquajtur VIPA gjysmë apo lakuriq.
Dhe këndojmë Tallava!
Sikur nuk ka ndodhur asgjë, lutemi, bëjmë sehir, për ditë të mira!
Kujt t‟i lutemi për këto "marifete"?
Çdo gjë e bëmë për faqe te zezë!
Ne, vetë ne, -Shqiptarët-pa ndihmën e askujt!
Se-më së miri e thyen qafën, kur hidhesh vetë"!
Në Kosovën e LIRË-në KOSOVËN E NJË MIJË HALLEVE!

Komente 0