>
LETERSISHQIP
Shaban Abazi

Fjalet Nga Ëndrra

Mbrëmë në shtrat, kur bëja gjumë.
Më thërriste një zë, eja tek unë.

Zë i bukur po dhe i ëmbël.
Qohu djalë se je bërë dhëndër.
Nusja në dhomë ty po të pret.
U bë shumë qe 20 vjet.

Far dhëndër ore ! unë jam prind.
Nuse unë kam, kam dhe fëmijët.
Po ore bir, ajo të pret.
Është duke t`pritur, plot 20 vjet.

Oh këto fjalë fort më rënduan.
Nga gjumi i thellë ato më zgjuan.
Filloja me një sy unë të shikoi.
Nga erdhi zëri që mua më zgjoi.

Fjalët e ëmbla, që ishin nga ëndrra.
Ishin ato që mi thoshte nëna.
Nëna me fjalët që mi tha në gjumë.
Të kthehem tek nusja se u bë shumë.

Fillova të lutem tek i madhi zot
Më kthe në shtëpi menjëherë sot.
Qe 20 vitet e kurbetit tim.
Nusja më pret bashkë me fëmijët.