Shaban Abazi
Mëngjesi
Në qiell retë kishin ngjyrë ari
Mjegulla më poshtë ngjyrën ia mori,
Nga mjegulla ngjyrë hiri që ishte lart
Fluturonte pëllumbi me krahë të bardhë.
Më poshtë e filloi punën një mulli
Nuk ndalej aspak me zhurmën e tij,
Majat e larta të mbushura me bredha
Filluan ngadalë t’i lëvizte era.
Pa dashje vesa fillon të zhduket
Nga bar i gjelbër filloi të humbet,
Bilbili fluturon poshtë e lart
E përcjell me këngë vesën e bardhë.
Vesa e bardhë derdhet drejt lumi
Peshkun e ka cak ta zgjojë nga gjumi,
Lulet e mbyllura nga kjo vesë nate
Hapen ngadalë, në ato vargmale.
Bleta punëtore ishte zgjuar herët
Thithte nektarin nga lulet e mëngjesit,
Më poshtë një arë, që ishte e lëvruar
Filloi një bujk për ta punuar.
Nga stanet e larta, herët në mëngjes
Lajmërohet ogiçi bashkë me kopenë,
Dhelpra dinake, që natën kishte bredhur
Iku thellë në pyll, diku për t’u fshehur.
Qielli më herët, me tymin e mjegullës
Ia liroi diellit nxehtësinë e rrezes,
Ishte ditë pranvere, një ditë mëngjesi
Shpirtin tim sot në thellësi e ndezi.
Mjegulla më poshtë ngjyrën ia mori,
Nga mjegulla ngjyrë hiri që ishte lart
Fluturonte pëllumbi me krahë të bardhë.
Më poshtë e filloi punën një mulli
Nuk ndalej aspak me zhurmën e tij,
Majat e larta të mbushura me bredha
Filluan ngadalë t’i lëvizte era.
Pa dashje vesa fillon të zhduket
Nga bar i gjelbër filloi të humbet,
Bilbili fluturon poshtë e lart
E përcjell me këngë vesën e bardhë.
Vesa e bardhë derdhet drejt lumi
Peshkun e ka cak ta zgjojë nga gjumi,
Lulet e mbyllura nga kjo vesë nate
Hapen ngadalë, në ato vargmale.
Bleta punëtore ishte zgjuar herët
Thithte nektarin nga lulet e mëngjesit,
Më poshtë një arë, që ishte e lëvruar
Filloi një bujk për ta punuar.
Nga stanet e larta, herët në mëngjes
Lajmërohet ogiçi bashkë me kopenë,
Dhelpra dinake, që natën kishte bredhur
Iku thellë në pyll, diku për t’u fshehur.
Qielli më herët, me tymin e mjegullës
Ia liroi diellit nxehtësinë e rrezes,
Ishte ditë pranvere, një ditë mëngjesi
Shpirtin tim sot në thellësi e ndezi.
Komente 1