>
LETERSISHQIP
Shaban Abazi

Unaza Në Dorë

Unaza në dorë ma rëndon gishtin,
Ndriçimi i saj më rëndon shpirtin,
Ma vure dikur në gishtin tim,
Duke më thënë: ‘je shpirti im’,
Herët në mëngjes dhe për çdo mbrëmje,
Unazën në gisht ma kontrolloje,
‘Mbaje unazën, ti shpirti im,
Është kjo simbol që e forcon dashurinë,
Mbaje në gisht, mos e heq fare,
Unë jam xheloze, mund të bëj skandale,
Si kjo unazë që të rri në gisht,
Ashtu unë ty të kam në shpirt,
Nëse unaza shumë të rëndon.
Mos e heq nga gishti, zemrën ma vranë,
Nëse i pastron duart, ajo të pengon,
Me jep mua në dorë, unë do e mbaj,
Po dhe në shoqëri, kudo që të jesh,
Mos e fshih gishtin që unazë ke,
Mos u turpëro, s’e ke nga hajnia,
Unazën në gisht e ke nga dashuria,
Kjo jeta jonë nuk është aq e gjatë,
Nuk mund gishtin ajo të ta qartë,
E nganjëherë nëse më qorton,
Preke unazën në gisht e pak mendo,
Me dorën tënde dhe unazën në gisht,
Më ledhato në faqe, më qetëso këtë shpirt.
Ledhatimi yt nganjëherë në ditë
Më bën të lumtur, më bën ti o shpirt’.
Të gjitha këto dëshira dhe këto kujtime,
Unë i kam të ruajtura me unazën time,
Jemi afër, apo diku larg në botë,
Të mos të harrojmë se ne kemi KURORË!
Astana Kazakistan 20018