>
LETERSISHQIP
Shaban Abazi

Nënës

Nënë e dashur ku me je ?
Je e gjallë apo në dhe.
Lamtumirën kur ta thash,
N`Sfircën time unë të lash.

Të lash Nënë tek dera e madhe.
Me buzë n`vaj e me lot në faqe.
Lotin Nënë e kujtoi çdo ditë.
Vaji i Yt më vret në shpirt.

Derën e madhe Nënë e kujtoi.
E shohë ëndërr s`mund ta kaloi.
A je Nënë ende tek dera.
Të lutem hape të hy brenda.

E madhe ishte dikur dera.
Me familja kur unë dola.
Tani dera më ka humb mua.
Me ka mbet ëndërr për ta ëndërrua.

Ah moj Nënë që shumë të dua.
Ulu n`prag, më vajto mua.
Me vajto mua Nënë të mjerin.
Vaj i Yt ma qetëson shpirtin.

Vajtomë Nënë që kur linda .
Pse kështu na qenka jeta.!?
Të gjitha t`mirat mi kujto.
Një nga një mos i harro.

Mos harro Nënë që m`ke djalë.
Mos me mallko që vet t`kam lënë.
Mallkimi Yt Nënë me vret në jetë.
S`kam vend n`toke as nuk kam n`qiell.

Vajtomë me shpirt Nënë mua.
Dheu i huaj më ka rëndua.
Vajin tënd Nënë e dëgjoi.
Mos mendo që të harroi.

Kështu e paska dera e shtëpisë.
Lehte me dalë e me braktisë.
Vështir Nënë na qenka kthimi.
Nga kjo rruge e mërgimit.

Tash moj Nënë më dëgjo mua.
Dëgjo djalin duke vajtua.
Vaji im nga ky migrim.
Është mbush thellë në shpirtin tim.

Nëna ime shumë të dua.
Më të dashur s`ka për mua.
Të kam yll e të kam hënë.
Më fal Nënë që vet t`kam lënë.

Të fala ke Nënë nga djali.
Që kurrë n`përqafim ai s`të mori.
Më pyet djali për çdo natë .!
Pse aq shumë baba po qanë.?

Unë o bir e kam një nënë.
Në vetmi ate e kam lënë.
E kujtoi për çdo natë.
Nënë ma t`mirë s`ka në Botë.
05, 03, 2016