Shefik Arifi
Shkurtoje Kohën!
Ty të kam pritur aq shumë
E prap vazhdoj të të pres,
Shkurtoje kohën dhe eja tek unë!
Se s'e ndaj dot shpirtin në dy pjesë.
Kam dalë për të të pritur, i vetëm
Eja shpejt e shpirtin mos ma vra!
Shkurtoje kohën, shkurtoje të shkretën!
Se do të vij vetë, po u vonove dhe ca.
Për të ardhur gjer tek unë
S'të duhet kohë aq e gjatë
Shkurtoje kohën, shkurtoje shumë!
Eja e ndize zemrën time flakë!
E prap vazhdoj të të pres,
Shkurtoje kohën dhe eja tek unë!
Se s'e ndaj dot shpirtin në dy pjesë.
Kam dalë për të të pritur, i vetëm
Eja shpejt e shpirtin mos ma vra!
Shkurtoje kohën, shkurtoje të shkretën!
Se do të vij vetë, po u vonove dhe ca.
Për të ardhur gjer tek unë
S'të duhet kohë aq e gjatë
Shkurtoje kohën, shkurtoje shumë!
Eja e ndize zemrën time flakë!
Më shumë nga Shefik Arifi
- I Ngopuri S'e Kupton Të Uriturin
- Kjo Shtëpi Hesht
- Ç'më Thoshte Gjyshi…
- Me Rrezet E Diellit Notoj
- Si Lule E Prillit
- Ishte Veç Një Ëndërr
- Gjërat I Them Me Emër
- Më Mirë Më Qani Të Gjallë!
- Bregdeti
- Ca Lule Për Ty Mbolla
- Nënë, Mjaft Mbajte Zi!
- Eja, Ela, Eja Me Mua!
- Je Yll Plot Vezullime
- Në Vargje Fshehur
- Tjetër S'dëshiroj!
- Më Erdhe Në Ëndërr
Komente 1