>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Vëndlindja 2

Më thotë ndonjë nuk e do fshatin
Mua, që vij e në qafa bisedash qëndroj
Kur maleve u dhëmb "mesi" nga dhimbjet
Vij nëpër natë dhe ua lehtësoj.

Nuk e do fshatin më thotë ndonjë
Për atë që e kam në qerpik të syrit
Kur s'më zë gjumi, te një kodër vij e flë
Dhe mbulohem me çarçaf të prillit.

Rruga për atje, nëpër gryka fshihet
Veç rruga që shkon zemra kthesa s'ka
Vëndlindje s'ka në pazar që të blihet
Se ajo nuk blihet me para.