>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Meraku I Nënës

Kanë bërë dimra të egër në fshat,
Siç kish dhe kohë të mirë në maj.
Por nëna gjithnjë e kish një merak,
Një merak për fëmijtë e saj.

Që nëna se vriste mëndjen, s'e besoj,
Veç në dritë të syrit na shihte.
Se ajo të gjithëve na donte njësoj,
Dhe me merakun e saj na mbështillte.

Ka patur dimra të ashpër në fshat,
Siç kish dhe ditë të nxehta korriku.
Por nëna për fëmijtë e kish një merak,
E për një jetë të tërë meraku s'u iku.