>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Stinët

Për vjeshtën kanë shkruar poet e shkrimtar,
Vjeshtën e kanë quajtur stinë e përkëdhelur.
Po kur vjeshta s'ka qenë e mbarë,
Siç hedh pema kokrrat e kanë hedhur.

I desha pranverat se buzëqeshje më sollën,
I desha dhe verën dhe vjeshtën.
Edhe dimrat që mërzitjen më hodhën,
Se pa ato s'e kuptoj dot jetën.