Shefik Arifi
Poetët
Si shumë të tjerë dhe unë,
Jam rritur me vargjet e Naimit.
Ishin oksigjen dhe më shumë,
Nën dhimbjen e plagëve të pushtimit.
Stuhi të forta erdhën këndej,
Si dallgët e deteve.
Por s'na ngriu gjaku në dej,
S'na linin vargjet e poetëve.
Ato vargje u përhapën e ndritën si hënë,
Shkëlqenin mes një qielli plotë rrufe.
Vargjet e poetëve, gurë themeli u bënë,
Për një shpres të re.
Vargjet e tyre, vargje kuptimplote,
Zëri i tyre mbeti në vargje përherë.
Zëri i rilindasve jehon nëpër mote,
Ishte dhe mbeti pranverë.
Jam rritur me vargjet e Naimit.
Ishin oksigjen dhe më shumë,
Nën dhimbjen e plagëve të pushtimit.
Stuhi të forta erdhën këndej,
Si dallgët e deteve.
Por s'na ngriu gjaku në dej,
S'na linin vargjet e poetëve.
Ato vargje u përhapën e ndritën si hënë,
Shkëlqenin mes një qielli plotë rrufe.
Vargjet e poetëve, gurë themeli u bënë,
Për një shpres të re.
Vargjet e tyre, vargje kuptimplote,
Zëri i tyre mbeti në vargje përherë.
Zëri i rilindasve jehon nëpër mote,
Ishte dhe mbeti pranverë.
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0