Shefik Arifi
Për Ditët E Sotme
Mbrëmë folëm gjerë e gjatë,
për prindërit, për ëndrrat e shumta që kishim,
për njerëzit tanë të afërm që na ikën nga kjo jetë.
Për diellin që na ngrohte zemrat e lënduara,
për tokën e butë dhe të sertë.
Mbrëmë folëm për gjithçka,
për dashuritë e vogla dhe të mëdha,
për ajrin, për ujin dhe dritën,
për gjithë ato gjëra që dot si arritëm.
Folëm për grurin, folëm për dasmat,
dhe për parcelat e mbjella,
edhe për pikën e ujit në ngastra.
Folëm vëllezër për gjithë ato mote,
por sfolëm një fjalë për ditët e sotme.
për prindërit, për ëndrrat e shumta që kishim,
për njerëzit tanë të afërm që na ikën nga kjo jetë.
Për diellin që na ngrohte zemrat e lënduara,
për tokën e butë dhe të sertë.
Mbrëmë folëm për gjithçka,
për dashuritë e vogla dhe të mëdha,
për ajrin, për ujin dhe dritën,
për gjithë ato gjëra që dot si arritëm.
Folëm për grurin, folëm për dasmat,
dhe për parcelat e mbjella,
edhe për pikën e ujit në ngastra.
Folëm vëllezër për gjithë ato mote,
por sfolëm një fjalë për ditët e sotme.
Komente 0