>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Dasma

S'kanë gjumë sonte banorët,
Çdo gjë sonte më duket sikur qesh.
Dhe hëna, dhe yjet, dhe dasmorët,
Gjithçka buzëqesh.

Më shumë orkestra e teproi sonte,
Që prodhoi muzikë me shumicë.
Ndërsa një e moshuar donte,
Një valle të hidhte në rrugicë.

Sonte kjo natë këngë pikonte,
Se dihet, në kësi rastesh këngë u dashka.
Banorët, nusja, dasmorët, sonte,
E lanë gjumin në hapa.