>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Babai Me Natën Në Krah

Ndanë rrugës e shihja babain
Te arat me grurë, me thekër
Mendonte për dimrin, për prillin, për majin
Mendonte për nesër.

E shihja babain kur kthehej
Tek kthehej me natën në krah
Babai i mirë, që kurrë nuk rrëmbehej
Edhe nga lodhjet e mëdha.

Ndanë rrugës, si plak i moçëm
Me mëngjeset përshëndetej
Eh, ta njihnin atë djemtë e sotëm
Mendja te arat do t'u mbetej.