Shefik Arifi
Babai Dhe Djali
Të kam thënë djalë, shokun zgjidhe
Kur zgjedh shokun sytë hapi mirë,
Vetes mos ia bëj me hile,
Larg të prapit, ndjehesh më i dlirë!
Baba! Sot s'të kundërshtova,
Këshillat e tua shumë i dua,
Shokun tim nuk e zgjodha,
Por, ai më zgjodhi mua!
Komente 0