Shefik Arifi
Kanarina
Atje ku im atë heshti përgjithnjë,
edhe kanarina heshti në dhomë,
asaj çdo mëngjes, skish kush t'i thoshte më,
eja kanarinë dhe me këngë zgjomë.
Atë ditë që tim eti i bënë ritet,
s'do hapeshin më mëngjeseve dritaret,
këtu më asnjë fjalë s'do flitet,
heshtje, heshtje, heshtja s'do ndalet.
Dhe kanarina, si vetmja që këtu dëgjohet,
do ndalë të kënduarit për tim atë do ndalë,
këtë fund s'e donte që kështu të trishtohet,
për tim atë, të mbetej e trishtë, të mbetej pa fjalë.

Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0