Shefik Arifi
Dashuria Për Të S‘më Iku
Kur shkoj në fshat, përherë,
Më pëlqen të shetis fushë më fushë.
Porsi lulet në pranverë,
Si buqetë kujtimet i lidh tufë.
Mallin e të parëve e ndjej shumë,
Si vajzë e re i lidh mendimet gërshet.
Dhe nëse një pikë lot më shumë nga syri më rrëshket,
Në nderim të të parëve përjetë!
Sa herë që kthehem në fshat,
Kthehem me zemrën e ngrohtë, si Korriku.
Dhe e ndjej veten me fat,
Se dashuria për fshatin kurrë s'më iku.
Më pëlqen të shetis fushë më fushë.
Porsi lulet në pranverë,
Si buqetë kujtimet i lidh tufë.
Mallin e të parëve e ndjej shumë,
Si vajzë e re i lidh mendimet gërshet.
Dhe nëse një pikë lot më shumë nga syri më rrëshket,
Në nderim të të parëve përjetë!
Sa herë që kthehem në fshat,
Kthehem me zemrën e ngrohtë, si Korriku.
Dhe e ndjej veten me fat,
Se dashuria për fshatin kurrë s'më iku.
Komente 0