Shefik Arifi
Babai Toka Dhegruri Ishte
Dita mes hambarit me grurë humbiste,
e ne deheshim prej djersës, prej mundit.
Im Atë punën merak e kishte,
vinte i pari dhe kthehej i fundit.
Mbusheni thoshte deri sa s'mban më,
se dimri i gjatë mund të ishte.
Kishte merak babai gjithnjë,
se Ai, toka dhe buka ishte.
Tani s'ka më hambar, ajo traditë iku,
dhe im Atë s'rron më, ka vite.
Dhe sa herë tani që vjen korriku,
kujtoj babain, që toka dhe gruri ishte.
Komente 0