Shefik Arifi
Plagët…
Plagët s'kanë ku të prehen,
Veç dy të përlotur rrugëve shoh.
Ditë - netëve të acarta shpresat zbehen,
Te njera - tjetra pengohen ato.
Vullkan i pashuar ndër shekuj,
Dita dhimbjen e përcjell te nata.
Dhe nata ditës tjetër i'a lë nën sqetull,
Si peshqesh nga shtrëngatat e gjata.
Plagët s'kanë ku të prehen,
Veç dy të liruar rrugëve shoh.
Ditë- netëve të acarta shpresat zbehen,
Te njera - tjetra pengohen ato.
Veç dy të përlotur rrugëve shoh.
Ditë - netëve të acarta shpresat zbehen,
Te njera - tjetra pengohen ato.
Vullkan i pashuar ndër shekuj,
Dita dhimbjen e përcjell te nata.
Dhe nata ditës tjetër i'a lë nën sqetull,
Si peshqesh nga shtrëngatat e gjata.
Plagët s'kanë ku të prehen,
Veç dy të liruar rrugëve shoh.
Ditë- netëve të acarta shpresat zbehen,
Te njera - tjetra pengohen ato.
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0