Shefik Arifi
Se Ç’janë Ca Zogj Që Vijnë Turmë
Tek ajo shtëpia e vjetër,
se ç'janë ca zogj që vijnë turmë.
Këtu çdo çast vijnë zogj,
dhe cicërimat lënë tek unë.
Këtu përzihet malli e nostalgjia,
ku te kujtimet gjej shpesh gjurmë.
Krejt në heshtje ka mbetur shtëpia,
përveç ca zogjve që vijnë turmë.
Dikur këtu bëheshim bashkë ne,
rreth tryezës si dallëndyshe mblidheshim.
Në ajër ngriheshim e shpërndaheshin si re,
dhe më të lumturit ndiheshim.
Këtu përzihet malli e nostalgjia,
ku te çdo kujtim gjeja gjurmë.
Këtu çdo çast vijnë zogj,
se ç'janë ca zogj që vijnë turmë.
se ç'janë ca zogj që vijnë turmë.
Këtu çdo çast vijnë zogj,
dhe cicërimat lënë tek unë.
Këtu përzihet malli e nostalgjia,
ku te kujtimet gjej shpesh gjurmë.
Krejt në heshtje ka mbetur shtëpia,
përveç ca zogjve që vijnë turmë.
Dikur këtu bëheshim bashkë ne,
rreth tryezës si dallëndyshe mblidheshim.
Në ajër ngriheshim e shpërndaheshin si re,
dhe më të lumturit ndiheshim.
Këtu përzihet malli e nostalgjia,
ku te çdo kujtim gjeja gjurmë.
Këtu çdo çast vijnë zogj,
se ç'janë ca zogj që vijnë turmë.
Komente 0