Shefik Arifi
Si Akrepat E Orës
Buzët tona u takuan si akrepat e orës,
Se donin që dashuria të mos kish fund.
Na vrisnin paragjykimet e kohës,
Na vrisnin fjalët e të tjerëve si plumb.
S'lejuam të na vrisnin ëndrrat e rinisë,
Që opinioni me ato mërzitej.
Çdo ditë lule shpirti i hidhnim dashurisë,
Që ajo në sytë tanë më shumë të rritej.
Zakonet prapanike me kohë i kemi varrosur,
Ndaj lulet tona asgjë si thau, asnjëherë.
Dashuria për njeri - tjetrin s'kish të sosur,
Si akrepat e orës që në sinkron ecnim përherë.

Komente 0